Nuredini: Maqedonia nga viti 2024 do të furnizohet me gaz nga Greqia

Maqedonia

Nuredini: Maqedonia nga viti 2024 do të furnizohet me gaz nga Greqia

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 15:32
Naser Nuredini

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, gjatë pjesëmarrjes në forumin e gjashtë energjetik për Evropën Juglindore, tha se testimi i tregut të interkonjektorit me Greqinë do të përfundojë të hënën dhe shpreson që kontrata e ndërtimit të nënshkruhet nga në fund të vitit dhe maksimumi nga mesi i vitit 2024 RMV do të ketë furnizim me gaz nga Greqia.

Nuredini tha se Maqedonia e Veriut dëshiron të jetë e pavarur nga gazi, dhe deri në vitin 2024 të mos jetë fare e varur nga gazi rus. Ai shtoi se për këtë arsye është duke punuar në interkonjektorin me Greqinë dhe ka investuar në terminalin e gazit të lëngshëm në Aleksandropoli.

Duke qenë se forumi po mbahet në të njëjtën kohë me takimin e ministrave për energjetikë të BE-së, Nuredini u pajtua me qëndrimin e ministres shqiptare se përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor duhej të ishin në Bruksel.

Nuredini shpresoi që kolegët e BE-së nuk do ta harrojnë rajonin, dhe në të njëjtën kohë theksoi nevojën për strategji të përbashkët dhe bashkëpunim rajonal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat