Stevo Pendarovski do të merr pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II

Maqedonia

Stevo Pendarovski do të merr pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 13:04
Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski

Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski do të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II në Mbretërinë e Bashkuar.

Pendarovski në varrimin në Londër do të jetë i shoqëruar nga Zonja e Parë, Elizabeta Georgievska Pendarovska.

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të mbahet të hënën më 19 shtator në Westminster Abbey në Londër, ka konfirmuar Buckingham Palace.

Kjo ditë është bërë festë publike.

Arkivoli i Mbretëreshës do të qëndrojë për katër ditë për homazhe para funeralit të monarkes më 19 shtator, ka konfirmuar Buckingham Palace.

Trupi i saj do të dërgohet nga Pallati Buckingham në Westminster Hall të mërkurën, ku arkivoli do të vendoset në një platformë të ngritur, të njohur si katafalkë.

Arkivoli i saj do të jetë i veshur me flamurin Royal Standard dhe kur të vendoset në Wesminster Hall do të mbulohet me Kurorën Shtetërore Imperial, me rruzull dhe skeptër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat