Moti sot në Maqedoni do të jetë me mëngjes të ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të ulëta deri mesatare lokale kryesisht në pjesët veriore.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor, ndërsa në pjesët perëndimore era do të jetë nga drejtimi perëndimor dhe herë pas here do të forcohet.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 18 deri në 25 gradë.
UV indeksi do të jetë = 6.
Në Shkup do të mbaj mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare.
Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të zbresë deri në 5 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë.