Në Shkup sanksionohen 194 shoferë, 16 prej tyre nuk posedonin patent shofer

Maqedonia

Në Shkup sanksionohen 194 shoferë, 16 prej tyre nuk posedonin patent shofer

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka vijuar dje (21.09.2022) me kontrolle të intensifikuara të veprimit në zonën e qarkullimit rrugor.

 

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 194 gjoba, nga të cilat 20 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 16 masa për drejtim automjeti pa patentë shofer, tri sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur poashtu 10 gjoba për automjetet e paregjistruara, tre sanksione për shofer fillestar, 10 sanksione për përdorimin e celularit, pesë gjoba për kalimin e sinjalit të mbyllur dhe sanksione të ngjajshme.

“Vazhdojnë kontrollet e forcuara të veprimit. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, njofton MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat