Dy ndërprerje të shkurtra të furnizimit me energji elektrike të enjten dhe të premten në mëngjes kanë ndodhur në disa klinika të Shkupit. Kështu bëjnë të ditur menaxhmenti i Shërbimeve të Përbashkëta të Qendrës Klinike.
Të enjten para orës 8:00 janë ndezur me urgjencë njësitë rezervë të Kirurgjisë, bllokut intern, Kardiologjisë dhe Klinikës për Sëmundjet e Fëmijëve. Bëhet fjalë për një ndërprerje nga jashtë, jo për keqfunksionim në Qendrën Klinike, informoi drejtori i Shërbimeve të përbashkëta, Amar Daut.
Dje ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
“Zyrtarët e klinikave thonë se rrethana fatlume në gjithë situatën është se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike ka zgjatur për një kohë të shkurtër dhe situata të tilla nuk janë aspak të zakonshme në klinikat e tyre.
Drejtoresha e Onkologjisë për “Telma” thotë se për shkak të ndërprerjes prej 45 minutash në klinikë janë vonuar disa pacientë të ardhur për raporte.
Shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është këputja e kabllos që lidh dy nënstacione në qendër të Shkupit.