Dorëheqja e Milevskit dorëzohet në Kuvend

Maqedonia

Dorëheqja e Milevskit dorëzohet në Kuvend

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 13:54
Goran Milevski

Dorëheqja e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, tashmë u është dorëzuar deputetëve pasi që sot Qeveria e dërgoi në Kuvend.

Nga Kuvendi njoftojnë se do të japin informata shtesë se në cilën seancë do të konstatohet dorëheqja e Milevskit.

Milevski pas dorëheqjes tha se është koha për ndryshime.

“Pas 3 vitesh që kam qenë ministër i Vetëqeverisjes Lokale, mendoj se është koha për ndryshime dhe në këtë pozitë të vijë një staf tjetër i PLD-së”, tha më herët Milevski për “Lokalno”.

Sipas informacioneve nga Partia Liberal-Demokratike, për këtë post ministror do të propozohet Risto Penov, për të cilin ende nuk është dorëzuar propozim në Kuvend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat