Ish-drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi është marrë në pyetje nga prokuroria, prokurorët e denoncuar do të thirren së shpejti

Maqedonia

Ish-drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi është marrë në pyetje nga prokuroria, prokurorët e denoncuar do të thirren së shpejti

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 19:54
Arafat Muaremi

Prokuroret e krimit të organizuar Vilma Ruskovska, Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifovska në ditët në vijim do të merren në pyetje në Prokurorinë Publike të Shkupit.

Më herët, ish-drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, ka ngritur kallëzim penal ndaj tyre për shpërdorim të detyrës zyrtare, bastisje në zyrat e Drejtorisë.

Prokuroria e Shkupit njofton se parashtruesi i ankesës Muaremi, tashmë është marrë në pyetje, ndërsa së shpejti do të thirren prokurorët e denoncuar.

Nga aty shtojnë se prokurori kompetent duke vepruar pas kallëzimit tashmë ka siguruar provat e nevojshme materiale.

Pikërisht për shkak të kallëzimit penal kundër Ruskovskës, Këshilli i Prokurorëve Publikë vendosi që ajo të shkarkohet nga pozita e kryetares së Prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar për të mos ndikuar në procedurë.

Për të njëjtat arsye edhe Muaremi ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit në Policinë Financiare.

Ai e kallëzimin e bazon në raportin e prokurorit republikan Lubomir Joveski, në të cilin thuhet se prokurorët kanë bërë një sërë lëshimesh gjatë bastisjes në Policinë Financiare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat