Janë sanksionuar 175 shoferë në Shkup, 42 ishin nën ndikimin e alkoolit

Maqedonia

Janë sanksionuar 175 shoferë në Shkup, 42 ishin nën ndikimin e alkoolit

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (15.10.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 175 masa, nga të cilat 28 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 42 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 15 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer.

Shtatë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër për moslejimin e rrugës për këmbësorët, tre masa për automjetet e paregjistruara.

Kontrollet e intensifikuara vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat