Regjistrohen 57 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen 57 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 808 teste, ndërsa janë regjistruar 57 raste të reja me COVID-19.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (57), janë regjistruar 15 riinfeksione.

Nga MSH njoftojnë se janë regjistruar 9 pacientë të shëruar nga coronavirus.

Gjatë 24 orëve të kaluara është regjistruar një humbje jete nga Struga (86 vjeç), i cili ka humbur jetën në kushte spitalore. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 343.722, numri i të shëruarve është 333.833, numri i atyre që humbën jetën është 9.554, ndërsa numri i rasteve aktive është 335.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat