Javën e kaluar, në takimin ministror të ministrave të mbrojtjes të mbajtur në Bruksel, NATO-ja i dorëzoi Maqedonisë listën e pajisjeve ushtarake që do të nevojiten për Ukrainën, njoftoi sot ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.
Për momentin, Maqedonia nuk ka marrë vendim të ri për dërgimin e ndihmave ushtarake në Ukrainë, por në konsultim me Shtabin e Përgjithshëm, nëse do të ketë mundësi të plotësohen disa nga nevojat, do të bëhet.
“Javën e kaluar në Bruksel u mbajt një takim ministror i ministrave të mbrojtjes. Ndërkohë, ka pasur edhe një seancë kushtuar Ukrainës, si qendër e ngjarjeve në këtë periudhë të gjatë kohore. U shpërnda një listë më e madhe e pajisjeve të nevojshme, e cila klasifikohet për shkak të ndjeshmërisë.
Në konsultim me Kuvendin e Përgjithshëm të URM-së, nëse ka hapësirë dhe mundësi për t’iu përgjigjur pozitivisht disa prej atyre pretendimeve, një vendim i tillë absolutisht do t’i propozohet sërish Qeverisë dhe për këtë do të informohen mediat dhe opinioni. Tani për tani po shikojmë listën e kërkesave të tyre”, tha ministrja Petrovska.