Qeveria e RMV-së miratoi informacionin për lëvizje të lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor

Maqedonia

Qeveria e RMV-së miratoi informacionin për lëvizje të lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 21:34
Qeveria e Maqedonisë së Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 95-të e ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për lidhjen e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor dhe e ka pranuar tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes.

Marrëveshja i përfshin të gjashtë vendet e rajonit, përkatësisht Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, në kuadër të Procesit të Berlinit të udhëhequr nga parimet e të drejtës së BE-së, vlerat evropiane dhe praktikat e mira të BE-së.

“Marrëveshja parashikon kushte të njëjta për hyrjen, transitin, daljen dhe qëndrimin e shkurtër të personave fizikë, përkatësisht poseduesve të letërnjoftimeve. Me lidhjen e kësaj Marrëveshje konfirmohet gatishmëria e shprehur për përforcimin bashkëpunimit rajonal dhe mirëkuptimin reciprok, që do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, zmadhimin e rritjes ekonomike, investimet dhe punësimin në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu, janë marrë parasysh edhe konkluzionet që liderët sollën në kuadër të Procesit të Berlinit, duke vënë theksuar vizionin e prosperitetit për njerëzit e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që t’i gëzojnë liritë e njëjta si qytetarët evropianë”, njoftojnë nga Qeveria.

Komunikojnë njëherit është marrë parasysh edhe Deklarata e liderëve nga Ballkani Perëndimor për tregun e përbashkët rajonal si katalizator për integrim më të thellë ekonomik rajonal drejt tregut të vetëm të Bashkimit Evropian, të miratuar në Samitin e liderëve nga Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, të realizuar në Sofje më 10 nëntor të vitit 2020.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat