Stoillkovski: Antikorrupsioni sërish do të arsyetojë se nuk ka kapacitete të mjaftueshme

Maqedonia

Stoillkovski: Antikorrupsioni sërish do të arsyetojë se nuk ka kapacitete të mjaftueshme

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 08:52
Stoillkovski: Antikorrupsioni sërish do të arsyetojë se nuk ka kapacitete të mjaftueshme

Naum Stoillkovski nga OBRM-PDUKM në “Programi 200”, është shprehur se institucionet kompetente në vend kanë dështuar kur bëhet fjalë për aferën e shpallur nga kjo parti opozitare, e cila ka të bëjë me pasurinë e padeklaruar nga zyrtarë të caktuar.

Siç vlerëson Stoillkovski, komisioni për antikorrupsion nuk do të jetë në krye të detyrës as kësaj radhe.

“Tani e tutje supozoj, shpresoj të gaboj, se Biljana Ivanovska do të dalë dhe do të thotë, se nuk ka kapacitet, së dyti – do t’i akuzojë sërish qytetarët për korrupsion, gjegjësisht për ekzistencë të një lloj miti dhe tradite të dhënies së ryshfetit” deklaroi Stoillkovski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat