Ushtarët në Maqedoni do të kenë rritje të pagave prej 2.000 denarë

Maqedonia

Ushtarët në Maqedoni do të kenë rritje të pagave prej 2.000 denarë

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Pjesëtarët e ushtrisë nga nëntori do të kenë rritje të pagave prej 2.000 denarë, u konfirmua në takimin e djeshëm në Ministrinë e Mbrojtjes së ministres Sllavjanka Petrovska me personat e parë të katër sindikatave në Ministri dhe Ushtri.

Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, kjo do të thotë se me pagën e tetorit, e cila do të paguhet në muajin nëntor, pjesëtarët e ushtrisë do të kenë rritje të pagës bazë prej 2.000 denarë.

Ushtria është garantues i sigurisë së çdo qytetari, andaj edhe për mua si ministre dhe për Ministrinë prioritet mbetet avancimi i pozitës së çdo ushtaraku”, tha ministrja Petrovska.

Fjala është për një shumë për ngritjen e pagave të pjesëtarëve të Ushtrisë, për të cilën ministrja Petrovska dhe përfaqësuesit e sindikatave në Ministri dhe Ushtri negociuan dhe arritën marrëveshje në prag të miratimit të Ligjit për shërbim në Ushtri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat