Moraçanin: Nuk pres që sot të arrihet marrëveshje për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Moraçanin: Nuk pres që sot të arrihet marrëveshje për ndryshimet kushtetuese

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 12:49
Maja Moraçani

Kryetarja e RDM-së, Maja Moraçanin, pret që takimi i sotëm i liderëve të jetë konstruktiv.

“Pres të kemi një diskutim komunikativ, sepse të gjitha palët e deklarojnë qartë se janë pro-evropiane, gjegjësisht se qëllimet e tyre programore përfshijnë anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Nuk pres që sot të arrihet një marrëveshje, duke pasur parasysh deklaratat e opozitës se kërkojnë garanci shtesë për ndryshimin e Kushtetutës, por është mirë që bashkërisht të diskutohen çështje strategjike të rëndësishme për shtetin dhe popullin.

Nuk e di cilat janë garancitë që kërkon opozita, që pastaj të diskutojmë se kush mund t’i japë”, tha Moraçanin para se të hynte në mbledhjen e paraparë të liderëve në Kuvend.

Ajo beson se kushtet nuk janë të mira për askënd, sepse tema e takimit të sotëm është integrimi evropian i vendit.

Kjo kërkesë e opozitës për zgjedhje të parakohshme daton që nga zgjedhjet lokale. Fokusi ynë duhet të jetë tejkalimi i krizës ekonomike. Angazhimi ynë si RDM është që këto reforma të nevojshme për shtetin t’i zbatojmë më intensivisht në shtet”, shtoi Moraçanin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat