Ahmeti pas takimit të liderëve: Të mos i kthehemi të kaluarës dhe të jemi racional

Maqedonia

Ahmeti pas takimit të liderëve: Të mos i kthehemi të kaluarës dhe të jemi racional

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 18:09
Ali Ahmeti

Ka përfunduar takimi i sotëm i kryetarëve të partive politike në Maqedoninë e Veriut. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit tha se ai ka bërë thirrje që mos të hapen tema nga e kaluara por të shihet drejt të ardhmes.

Duke folur për ndryshimet kushtetuese, Ahmeti theksoi se kemi nevojë për më shumë hapa drejt BE-së.

“Edhe në takim kam bërë thirrje që të kapërcejmë nostalgjitë dhe t’i kthehemi racionalitetit, se po të hapim çështje që i takojnë të kaluarës, vështirë që mund të përcaktohemi për të ardhmen”.

“Çdo e kaluar që hapet, nuk i shërben ardhmërisë, nuk u shërben gjeneratave dhe brezave që vijnë. Kemi nevojë për më shumë hapa konkret drejt BE”, tha mes tjerash Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat