Sot (08.11.2022) në ora 02:25 në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, në vendin e quajtur “Ostrovë” para Negotinës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare “Mihajllovë”, Stacioni Policor Negotinë dhe nga Stacioni Policor për Kufi në kalimin dhe mbikëqyrjen kufitare të Bogorodicës e kanë arrestuar E.N.(41) nga Velesi, pasi në kamionin të cilin por drejotonete “Mercedes” me targa të Shkupit, janë gjetur 21 imigrantë nga Siria.
Më herët ai nuk i është bindur urdhrit të policisë për ndalim dhe ka tentuar të arratiset. Shpejt ai u ndalua dhe u arrestua.
Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.