Kallëzim penal kundër një 67-vjeçarit nga Gostivari, ka mbytur gruan e tij

Maqedonia

Kallëzim penal kundër një 67-vjeçarit nga Gostivari, ka mbytur gruan e tij

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se kanë dorëzuar kallëzim penal kundër 67-vjeçarit nga Vrutoku i Gostivarit për shkak të vrasjes së gruas së tij.

“Departamenti i Punëve të Brendshme Tetovë-Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale Gostivar, dje (7-nëntor) ka dorëzuar kallëzim penal kundër 67-vjeçarit P.A. nga Vrutoku i Gostivarit për shkak të dyshimit se ka kryer vrasjen e bashkëshortes së tij 55-vjeçare B.A., vepër penale e dënueshme nga neni 123 paragrafi 2 pika 1 dhe 2 të Kodit Penal.

I denoncuari P.A. dyshohet se më 23 prill të këtij viti, në periudhën nga ora 21:30 deri në ora 24:00, në shëpinë e tyre familjare në Vrutok, me përdorimin e forcës fizike dhe me një mjet të mprehtë i ka shkaktuar lëndime të shumta vdekjeprurëse në kokë dhe trupin e gruas së tij, pas së cilës me taksi është larguar nga vendi dhe ka shkuar në Shkup”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat