Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë me vranësira me reshje shiu, të cilat do të jenë të shumta në shumë vende pasdite dhe gjatë natës (mbi 25 l/m2 në 24 orë).

Lokalisht do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme më intensive dhe bubullima (mbi 30 l/m2 në 12 orë), veçanërisht në zonat juglindore dhe lindore të vendit.

Herë pas here do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h).

Në Shkup vranësira me reshje shiu, të cilat pasdite dhe gjatë natës do të jenë më të bollshme dhe të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë juglindore, sidomos në mëngjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat