Gjithsej 146 masa janë shqiptuar dje në Shkup në kontrollet aksionare në fushën e komunikacionit të kryera nga MPB. 15 sanksione kanë qenë për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, shtatë masa për drejtim të automjetit pa leje drejtimi, tre sanksione për automjetet e paregjistruara.
Siç informon MPB-ja, janë shqiptuar katër gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq).
“Kontrollet e intensifikuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.