Shqiptohen 165 gjoba në Shkup, 74 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Shqiptohen 165 gjoba në Shkup, 74 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

MPB gjatë ditës së djeshme (11.12.2022) ka vazhduar me kontrollet në trafik.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 165 masa, nga të cilat 74 masa për tejkalim të shpejtësisë, tetë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 20 masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 12 masa për kalim në semafor të kuq, tre masa për automjete të paregjistruara, 3 masa për kundërvajtje të drejtuesve të motoçikletave…”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat