​Pendarovski: S’ka drejtësi nëse në liri ka gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar

Maqedonia

​Pendarovski: S’ka drejtësi nëse në liri ka gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 14:14
Stevo Pendarovski

Drejtësi nuk do të ketë derisa të jenë të lirë politikanët e korruptuar, por edhe gjyqtarët dhe prokurorët që marrin vendime skandaloze, tha presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij të fund vitit.

“Një tezë që shumë prej nesh e përsërisim prej vitesh është se nuk ka drejtësi nëse nuk ka politikanë aktualë në burg për korrupsion. Por drejtësi nuk do të ketë edhe përderisa të jenë të lirë gjyqtarët dhe prokurorët që marrin vendime skandaloze, pas të cilave ndoshta ka motive korruptive”, tha Pendarovski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat