Në Edirne të Turqisë, RMV-ja do të hap konsullatë nderi

Maqedonia

Në Edirne të Turqisë, RMV-ja do të hap konsullatë nderi

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot do të hapë konsullatën e parë të nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në rajonin e Edrenesë, Republika e Turqisë.

Në kuadër të vizitës, Osmani do të ketë takim edhe me valiun e Edrenesë, Huseyin Kurshat Kirbiyik, si dhe me studentët nga Maqedonia e Veriut që studiojnë në Universitetin e Trakës në këtë qytet.

Qyteti i Edirnes si qendër tregtare ka një industri në rritje të vazhdueshme dhe hapja e konsullatës së nderit në këtë qytet do të forcojë më tej lidhjet tregtare, kulturore dhe turistike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe këtij rajoni të Turqisë, thuhet nga MPJ.

Konsulli i Nderit i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Turqi me juridiksion në rrethet Edirne, Kërklareli dhe Tekirdag, me seli në Edirne, është Eser Xhevahir.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat