I dënuari M.M. i cili po qëndron në Repartin e Hapur në Institucionin Ndëshkues – Korrigjues Idrizovë sot paradite, rreth orës 8:40, pa ndonjë arsye të veçantë me armë të ftohtë e ka sulmuar pjesëtarin e policisë së burgut H.H., i cili i kryente detyrat e punës në repart.
Siç informon Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, M.M. i ka shkaktuar lëndime në trupi policit H.H. në formën e prerjeve dhe mavijosjeve.
I lënduari pasi ka kërkuar ndihmë nga komandanti kujdestar i repartit, drejtë repartit kanë shkuar pesë pjesëtarë të policisë së burgut bashkë me komandantin, të cilët pasi kishin ardhur në vendin e ngjarjes, i dënuari gjithashtu është kërcënuar se do t’i sulmojë nëse i afrohen.
M.M., siç bëhet e ditur në kumtesë, edhe pse ende ishte i shqetësuar dhe i gatshëm që të sulmojë përsëri, ishte kapur menjëherë nga policia e burgut dhe është nxjerrë në një hapësirë të veçantë që të mos sulmojë person tjetër.
Për policin e lënduar të burgut ishte thirr Ndihma Urgjente Mjekësore nga e cila fillimisht ishte ofruar kujdes dhe urgjentisht ishte dërguar në Qendrën Klinike – Shkup, prej ku pas sanimit të lëndimeve është lëshuar në mjekim shtëpiak.
Personi i dënuar ishte dërguar në Klinikën e Psikiatrisë pranë Qendrës Klinike në Shkup, prej ku pas qetësimit të situatës është kthyer në institucion.