Një person nga Kumanova ka mbetur i lënduar rëndë pasi automjeti me të cilin drejtonte ka dalë nga rruga, njofton policia.
Gjegjësisht, dje në ora 07:30 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën rajonale Kumanovë – Shkup, në atarin e fshatit Lubodrag, Kumanovë, automjeti “Volkswagen Sharan”, me targa të Kumanovës, i drejtuar nga R. A. (45) nga Kumanova, ka dalë nga rruga.
Në aksident shoferi ka marrë lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë.
Në vendin e ngjarjes inspektim kanë kryer ekipi policorë nga SPB Kumanovë.