Arrestohet një person në Shkup, kapet me lëndë narkotike

Maqedonia

Arrestohet një person në Shkup, kapet me lëndë narkotike

Më: 2 janar 2023 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Një person është arrestuar para një lokali hoteliere në Shkup në ditën e parë të vitit të ri, njoftojnë nga SPB Shkup.

“Me datë 01.01.2023 në ora 20:40 para një objekti hotelieri në hapësirën e Aeroportit, zyrtarë policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese në kuadër të SPB-Shkup e kanë arrestuar S.N.(21) nga Shkupi.

“Ai ndalua pasi u kap marihuanë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat