Një banor i Radovishit ka marrë kallëzim penal pasi është kapur me mbi 4.700 fishekzjarrë, njoftojnë nga MPB.
“DPB Radovish ka paraqitur kallëzim penal kundër një personi nga Radovishi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese”.
Më datë 29.12.2022 në Radovish, zyrtarët policorë kanë bastisur shtëpinë e të paraqiturit, gjatë së cilës kanë gjetur dhe sekuestruar 4.786 copë mjete të ndryshme piroteknike”, njoftojnë nga MPB.