Kostadinovska-Stojçevska: Opera dhe Baleti kishin padi për ikebana të papaguara prej vitit 2012 deri në 2014

Maqedonia

Kostadinovska-Stojçevska: Opera dhe Baleti kishin padi për ikebana të papaguara prej vitit 2012 deri në 2014

Më: 4 janar 2023 Në ora: 20:35
Bisera Kostadinovska-Stojçevska

“Në fund të gushtit, para fillimit të programit të vjeshtës, Opera dhe Baleti Kombëtar u bllokua për shkak të borxheve të vjetra dhe vendimeve ekzekutive. Në Operë dhe Balet ka pasur borxhe nga projekti për renovimin e sallës, si dhe padi nga viti 2012 deri në vitin 2014 për ikebana të papaguara, fatura të papaguara në studio etj., tha ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska në “TV Sitel”.

Ajo shtoi se në atë moment këto borxhe kanë arritur te përmbaruesi dhe duhet të paguhen, për këtë arsye Ministria e Kulturës ka kërkuar nga Qeveria që të ndërhyjë.

“Qeveria erdhi të na takojë dhe na dha burime financiare, me të cilat zhbllokuam të tre institucionet. Vitin e kaluar 2022 e përmbyllëm me shlyerje dhe Ministria e Kulturës në vitin 2023 hyri me 0 denarë obligime të bartura prej kohëve të mëparshme”, tha Kostadinovska Stojçevska.

Ministrja tha se me Buxhetin e vitit 2023 janë paraparë të gjitha mjetet për pagat e punëtorëve të kulturës për gjithë vitin, si dhe parashikohen më shumë mjete për tarifat komunale të institucioneve të kulturës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat