Nga MPB njoftojnë se dje ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën rajonale Makedonski Brod – Kërçovë.
“Në ora 16:00 në stacionin policor në Makedonski Brod është raportuar se në afërsi të vendit të quajtur “Vetarnik” ka ndodhur një aksident në mes të veturës “Mercedes” me targa të Makedonski Brod i drejtuar nga M.M.(73) nga fshati Lisiçan, Komuna e Plasnicës dhe një veture “Volkswagen Golf” me targa të Ohrit, i drejtuar nga E.J.(47) nga fshati Zajas i Kërçovës.
Në aksident i lënduar ka mbetur bashkudhëtari i veturës “golf”, A.A.(47) nga fshati Zajas, ndërsa shoferi E.J. ka pësuar lëndime të lehta trupore, të konstatuara në Kompleksin e klinik “Nënë Tereza” në Shkup.