EMV: Blloku 1 i TEC Manastir është vënë në funksion

Maqedonia

EMV: Blloku 1 i TEC Manastir është vënë në funksion

Më: 5 janar 2023 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Blloku 1 i TEC Manastir është vënë në funksionim sot pasdite rreth orës 15:00. Termocentrali prodhon energji elektrike dhe është i sinkronizuar me sistemin elektroenergjetik të Maqedonisë, njoftojnë nga SHA EMV.

“Falë ekspertizës dhe angazhimit të punonjësve të Termocentralit, në më pak se 24 orë u riparuan gypat e prishur, për shkak të të cilave blloku duhej të mbyllej paraditen e djeshme.

TEC Manastir aktualisht funksionon me dy blloqe.

Në bllokun 3 janë duke u zhvilluar operacionet përfundimtare për instalimin e transformatorit të ri, pas së cilës do të vihet në funksion edhe ky impiant”, theksojnë nga EMV.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat