Zejdi: Koalicioni në mes OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së do të nënkuptonte fillimin e ndarjes së Maqedonisë

Maqedonia

Zejdi: Koalicioni në mes OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së do të nënkuptonte fillimin e ndarjes së Maqedonisë

Më: 10 janar 2023 Në ora: 14:58
Skender Rexhepi-Zjedi

Deputeti i pavarur, Skender Rexhepi-Zjedi në një prononcim për TV21 tha se një koalicion mes OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së është i pamundur.

Rexhepi thotë se kjo do të nënkuptonte fillimin e ndarjes së Maqedonisë.

“Personalisht jam i bindur se nuk mund të ndodhë një koalicion OBRM-PDUKM-LSDM, pasi që këtë nuk do ta lejonin ndërkombëtarët, sepse ky lloj koalicioni i vetëm, pa shqiptarët, apo pa subjektet politike shqiptare do të sillte deri tek fillimi i ndarjes së Maqedonisë, realisht”.

“Prandaj konsideroj që nuk do e lejojnë këtë ndërkombëtarët, të ndodhë një koalicion i tillë, është një utopi që del në media por megjithatë shqiptarët janë dhe do të mbeten faktor kryesor edhe në pushtet por edhe në opozitë”, tha mes tjerash Rexhepi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat