Kostadinovska-Stojçevska: Marrëveshja kolektive nuk do të anulohet

Maqedonia

Kostadinovska-Stojçevska: Marrëveshja kolektive nuk do të anulohet

Më: 10 janar 2023 Në ora: 23:08
Bisera Kostadinovska-Stojçevska

Nuk është e vërtetë se ne duam ta anulojmë kontratën kolektive, theksoi ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska për “Top Tema”, pasi Sindikata e Kulturës më herët kishte akuzuar se Ligji i ri i mundshëm për paga në sektorin publik dërgon drejt anulimit të kontratës kolektive në kulturë.

Ministrja përsëriti se kishte thënë që në muajin mars se nuk do të prishte kontratën kolektive dhe nuk do të shkonte kundër punonjësve në këtë sektor.

“Kjo është një nga marrëveshjet më të mira kolektive, unë refuzoj të krijoj një perceptim në opinion se ka presion për ta anuluar. Kjo marrëveshje u nënshkrua pavarësisht mendimeve të ndryshme. Në buxhetin për vitin 2023 tashmë janë paraparë mjetet për rritjen e pagave dhe nuk ka siguri më të madhe se kjo për atë marrëveshje kolektive”, tha Kostadinovska-Stojçevska.

Ajo shtoi se qëllimi i versionit të punë të Ligjit për paga për sektorin publik është që të dëgjohen mendimet e sindikatave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat