Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (10.01.2023) ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.
Nga MPB njoftojnë se janë sanksionuar 172 drejtues automjetesh. Prej tyre, gjashtë automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.
93 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 79 jashtë vendbanimit.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.