Nga Ministria e Kulturës thonë se janë të pasakta deklaratat e bëra nga organizatorët e karnavalit të Vevçanit se Ministria nuk e ka përkrahur këtë manifestim këtë vit.
“Është duke u zhvilluar procesi i vendimmarrjes për Konkurset Vjetore të Ministrisë së Kulturës, dhe rezultatet do të publikohen sipas normave ligjore, brenda 45 ditëve pas miratimit të Buxhetit. Në këtë kuptim, deklaratat e organizatorëve të manifestimit të karnavalit të Vevçanit, se Ministria e Kulturës nuk e ka përkrahur këtë manifestim këtë vit, janë të pasakta”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.
Nga atje theksojnë se vendimmarrja është në vazhdim e sipër dhe, siç thonë ata, çdo ndërhyrje në punën e komisioneve të ekspertëve është presion për punën e tyre shumë profesionale, të pavarur, e cila kryhet në përputhje me normat ligjore.
“Në interes të informimit të vërtetë dhe të plotë të publikut, ju njoftojmë se karnavalet e Vevçanit nuk ka paraqitur aplikim vitin e kaluar dhe se para pandemisë, në vitin 2019 dhe në vitin 2020 është mbështetur me 1.100.000 denarë”, thuhet në njoftimi i Ministrisë së Kulturës.