Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 14 janar 2023 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, pasdite me reshje të kohëpaskohshme të dobëta shiu, ndërsa në vendet më të larta dhe male me borë të dobët kryesisht në pjesët veriore. Do të fryejë erë e dobët mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -4 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 5 deri në 10 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me erë të dobët mesatare veriore.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 8 gradë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat