Blerim Bexheti: Nuk duhet të fshihemi pas figurës së kryetarit Ali Ahmeti

Maqedonia

Blerim Bexheti: Nuk duhet të fshihemi pas figurës së kryetarit Ali Ahmeti

Më: 15 janar 2023 Në ora: 11:00
Blerim Bexheti

Sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti mbrëmjen e djeshme në Manastir tha se të gjithë funksionarët e BDI-së duhet të japin llogari dhe përgjigje për punën e tyre.

Bexheti tha se funksionarët e BDI-së nuk duhet të fshihen prapa figurës së Ali Ahmetit.

“Të kontribuojmë që vlerat demokratike, llogaridhënia, puna, të jenë udhërrëfyesi jonë në përditshmëri dhe jo të fshihemi pas figurës së kryetarit Ali Ahmeti.

Ministra, drejtorë, deputetë, kryetar komunash, dhe të gjitha nivelet tjera duhet të përgjigjen dhe të japin llogari për besimin e dhënë edhe nga partia edhe nga qytetarët dhe të gjithë bashkërisht të bëjmë më të mirën e mundshme për shqiptarët të tërësi”, tha mes tjerash Bexheti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat