Studiuesja Rudina Zeqiri është përfaqësuese për Maqedoninë Veriore e Qendrës "Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur.
Ajo organizoi në mënyrë të veçantë shënimin e kësaj date të dhembjes sonë kombëtare.
Nëpërmjet një video incizimi me nxënësit e shkollës së Mesme të Mjekësisë në Tetovë, ata përçojnë mesazhin se përkujtimi i viktimave të gjenocidit në Kosovë ka karakter mbarëkombëtar.
Ndryshe, sot, në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, janë përkujtuar civilët e vrarë 24 vjet më parë në fshatin Reçak, me ndezjen qirinjve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.