Taravari: Ka gjasa reale që ASH të bëhet pjesë e Qeverisë

Maqedonia

Taravari: Ka gjasa reale që ASH të bëhet pjesë e Qeverisë

Më: 16 janar 2023 Në ora: 23:11
Kryetari i ASh-së, Arben Taravari

Kryetari i ASh-së, Arben Taravari i ftuar në ClickPlus në TV21 ka folur për zërat nëse partia që udhëhiqet nga ai, do të bëhet pjesë e Qeverisë.

Ai tha se në parti është duke u biseduar që të bëhen pjesë e Qeverisë dhe se ka mundësi reale.

Taravari gjithashtu tha se nëse ASH nuk bëhet pjesë e ekzekutivit, vendi do të duhej të shkonte në zgjedhje, ku sipas tij ka gjasa të shënojnë progres forcat që janë kundër ardhmërisë evropiane të vendit.

“Ka pasur më shumë takime jo formale me përfaqësuesit e qeverisë, por akoma nuk ka ofertë konkrete”, tha Taravari.

Ndryshe, ASH në Kuvendin e Maqedonisë përfaqësohet me tetë deputetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat