Gjyqtari Ilija Trpkov, i cili gjykoi rastin “Pacelat në Vodno” në të cilin u dënua ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe rastin “Organizatorët e 27 Prillit”, do ta udhëheqë gjykimin e përsëritur për përgjimin masiv “Shënjestra – Fortesa”, konfirmojnë për “Fokus” nga Gjykata Penale.
Rasti kthehet në rigjykim pas vendimit të Gjykatës së Apelit për anulimin e aktgjykimit të shkallës së parë të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili u dënua me 12 vjet burg.
Kjo do të thotë se lënda nuk do të gjykohet nga gjyqtarët që kanë marrë aktgjykimin e parë, sepse gjyqtarja Xhaneta Begtoviq është në një departament tjetër, ndërsa gjyqtari Vlladimir Tufegxhiq është bërë avokat.
Trpkov ka udhëhequr edhe rastin “Rover” në të cilin është dënuar Ljube Boshkoskin