MPB informon se me datë 19.01.2023 në ora 16:00, zyrtarë policorë nga SPB Veles kanë privuar nga liria O.B (39) dhe A.M.(42), të dy nga Kavadari.
Ata janë arrestuar, pasi siç thotë MPB, A.M. pranë një shkolle në Kavadar, i ka shitur heroinë O.B.
“Më pas, me urdhër të Gjykatës Themelore të Kavadarit, është kryer bastisje në shtëpinë e A.M, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar heroina.
Personat janë ndaluar në stacionin policor në Kavadar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.