Pas më shumë se një muaj vonesë si rezultat i mungesës së reshjeve të mjaftueshme të borës, sot u hap zyrtarisht sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit, shkruan Portalb.mk.
“Hapim zyrtarisht sezonin e skijimit në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit”. Mungesa e borës së mjaftueshme për skijim na pamundësoi që deri më tani të shijojmë skijimin në Kodrën e Diellit, por tani është koha të kompenzojmë mungesën e saj”, njoftoi drejtori i kësaj qendre turistike, Adem Avziu.
Sipas njoftimit të qendrës turistike, ski-ashensorët dhe teleferikët do të funksionojnë nga ora 8:45 deri në ora 15:30.
Kjo është çmimorja e biletave të skijimit për këtë sezon.