RMV, nesër mblidhet Këshilli i Sigurimit

Maqedonia

RMV, nesër mblidhet Këshilli i Sigurimit

Më: 22 janar 2023 Në ora: 18:13
RMV, nesër mblidhet Këshilli i Sigurimit

Seanca e 18-të e Këshillit të Sigurimit do të mbahet nesër (23 janar) me fillim nga ora 15:00 në zyrën e Presidentit, kështu njoftojnë nga Presidenca.

Sipas njoftimit, në rend dite do të jetë situata e sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajonin euroatlantik.

Përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Inteligjencë, Erolld Musliu, drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale, Zharko Milloshevski dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Vasko Gjurçinovski”, njoftuan nga Presidenca.

Pas mbledhjes pritet që presidenti t’i drejtohet opinionit me deklaratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat