Komuna e Bërvenicës për herë të parë me autobusin e vet organizon transportin e nxënësve

Maqedonia

Komuna e Bërvenicës për herë të parë me autobusin e vet organizon transportin e nxënësve

Më: 23 janar 2023 Në ora: 14:52
Komuna e Bërvenicës

Kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski, njofton se për herë të parë komuna ka organizuar transport të nxënësve.

Në një postim në Facebook, të shoqëruar me fotografi, Ilievski thotë se transporti i nxënësve do të bëhet nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjelltas.

“Komuna e Bërvenicës për herë të parë, me autobusin e vet filloi pas gjysëm vjetorit të dytë, nxënësit e vet t’i transportojë nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjelltas”, ka shkruar kryetari i Bërvenicës.

Shpresojmë se nxënësit, por edhe prinderit do ta kenë tani më të lehtë shkuarjen nga shtëpia deri në shkollë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat