Arratiset një i burgosur nga burgu i Shuto Orizares

Maqedonia

Arratiset një i burgosur nga burgu i Shuto Orizares

Më: 23 janar 2023 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Vazhdojnë arratisjet e të dënuarve nga burgjet e vendit. Pas arratisjes si në filma të të burgosurit në Burgun e Idrizovës, rreth 9 ditë më parë ka pasur edhe arratisje nga Burgu i Shuto Orizares.

Informacionin për “Alsat” e konfirmuan edhe autoritetet. Zëvendësdrejtori, Sadush Arifi, thotë se më 14 janar, nga burgu gjysmë i lirë është arratisur Nafi Abdiovski i cili ka qenë i dënuar me 8 muaj.

Abdiovski është arratisur rreth orës 17.00, ndërsa nga burgu thonë se i kanë njoftuar të gjitha autoritete.

“Nuk janë bërë lëshime gjatë procedurave nga ardhja e tij nga paraburgimi ,në bazë të vendimit të dënimit të plotfuqishëm të shqiptuar nga Gjykata Themelore Shkup prej 8 muajsh dënim me burg, nga të cilat kishte vuajtur gati 3 muaj në paraburgim. Në bazë të dosjes dhe anamnezës në pranimin e të dënuarit nga komisioni i klasifikimit në Sektorin e Resocializimit ju caktua tretman me grupin B (gjysmë i lirë ). Po i njëjti kishte në procedurë edhe disa vepra tjera penale në gjyqet e ndryshme të vendit”, tha Sadush Arifi, zv. drejtor Burgu i Shutkës.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se janë të informuar për arratisjen e të burgosurit Nafi Abdiovski dhe janë duke i marrë të gjitha masat për gjetjen e tij.

“Personika kryer dënim me burg prej 8 muaj në SHNP Burgu i Shkupit për veprën e kryer penale për “Mashtrim sipas nenit 247, fq. 3. Pas Urdhëresës së SHNP Burgu Shkupi, nga daza 16.01.2023, është lëshuar fletarrest qendror për arratisje nga burgu, për vuajtjen e dënimit prej 7 muaj e 15 ditë. MPB i ndërmori të gjitha masat dhe aktivitetet për gjetjen dhe privimin nga liria të personit”, thonë nga MPB.

I arratisuri Nafi Abdiovski i cili ngarkohet për më shumë vepra penale, në disa foto në rrjetet sociale shihet me funksionarë aktual të pushtetit si dhe me ish zyrtarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat