Arrestohet 28 vjeçari nga Gostivari, akuzohet për prishje të rendit dhe qetësisë

Maqedonia

Arrestohet 28 vjeçari nga Gostivari, akuzohet për prishje të rendit dhe qetësisë

Më: 26 janar 2023 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

SPB-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria një 28 vjeçar nga Gostivar.

Ai akuzohet për prishje të rendit dhe qetësisë.

“Dje (25-janar) rreth orës 15:20, në lagjen Mllaki në Gostivar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-DPB Gostivar, kanë ndaluar 28-vjeçarin V.S. nga Gostivari, i cili pak më herët kishte shkelë rendin dhe qetësisë publike dhe ka raportuar rrejshëm se ishte sulmuar fizikisht nga babai i tij”.

“Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit për procedurë të mëtutjeshme, pas së cilës do të përgaditet parashtresë përkatse në bazë të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat