Grkovska-Escobar: Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur për të arritur qëllimet e saj dhe konsiderohet shembull në rajon

Maqedonia

Grkovska-Escobar: Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur për të arritur qëllimet e saj dhe konsiderohet shembull në rajon

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 09:28
Foto nga takimi

Zv. kryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, ka zhvilluar një takim me Gabriel Escobar, zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së dhe Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor.

Ne takim është biseduar për rolin e rëndësishëm në rajon që Republika e Maqedonisë së Veriut luan, në sytë e Shteteve të Bashkuara është një partner i mirë, por edhe një aleat, që nënkupton një nivel edhe më të lartë partneriteti dhe miqësie.

Zv. kryeministrja Grkovska theksoi se partneriteti strategjik me SHBA-në për Maqedoninë e Veriut është i një rëndësie thelbësore dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që SHBA-të na japin, veçanërisht në fushën e përballjes me korrupsionin, si një nga prioritetet më të rëndësishme në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe ekonomikisht të fortë.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Escobar theksoi se përveç hapave që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërmerr pa u lodhur për të arritur qëllimet strategjike të vendit, si anëtare e NATO-s, është plotësisht i përfshirë në mbështetjen e Ukrainës nga çdo aspekt, si me donacione ashtu edhe me kujdesin për refugjatët që janë viktima të agresionit rus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat