Spasovski: Nuk do të ketë policë nga Bullgaria në përvjetorin e lindjes së Goce Dellçevit

Maqedonia

Spasovski: Nuk do të ketë policë nga Bullgaria në përvjetorin e lindjes së Goce Dellçevit

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 22:33
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sonte në emisionin “10 minuta” në TV21 zbuloi se a do të ketë policë nga Bullgaria në manifestimin e nesërm me rastin e 151 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit.

“Jo, nuk do të ketë polici nga Bullgaria. Ishte dezinformim, duke përhapur një lloj lajmi të rremë, që është pjesë e asaj propagande që donte të përhapej”, tha Spasovski.

Ai foli edhe për kërcënimet me bombë nëpër shkolla dhe institucione tjera, ndërsa tha se kjo është pjesë e asaj lufte hibride që po ndodh.

“Mendoj se pikërisht tani është zgjedhur koha kur kemi një situatë në të cilën kemi një rrezik të lartë për organizimin e një eventi. Në territorin e Shkupit sot kishim tetë shkolla të mesme dhe një shkollë fillore. Të gjitha kontrollet janë kryer, raportet janë të rreme”, tha Spasovski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat