135 sanksione në Shkup, 58 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

135 sanksione në Shkup, 58 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 09:35
Foto ilustriml

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 135 shkelje të rregullave të trafikut.

Prej tyre 58 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 15 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe katër gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara dhe 7 të tjera për kalim në të kuqe në semaforë.

MPB i fton të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’i respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat