Parashikimi i motit në Maqedoni

Maqedonia

Parashikimi i motit në Maqedoni

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Moti sot në mëngjes do të jetë shumë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira mesatare. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior, me e theksuar përgjatë Vardarit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -12 deri në -3, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej -3 deri në 4 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të ulet deri në -6, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 2 gradë Celsiusë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat