Armata e Maqedonisë me ndihmë shtesë për Turqinë, dërgon edhe 36 pjesëtarë të trajnuar

Maqedonia

Armata e Maqedonisë me ndihmë shtesë për Turqinë, dërgon edhe 36 pjesëtarë të trajnuar

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 13:18
Armata e Maqedonisë së Veriut

Armata e Maqedonisë së Veriut njofton se edhe 36 pjesëtarë të Armatës, anëtarë të batalionit të specializuar për kërkim-shpëtim janë nisur sot drejt Turqisë nga kazerma “Ilinden”.

“Ekipi i ushtrisë shkon pas vendimit të Qeverisë për dërgimin e ndihmës shtesë, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërkohë, ekipi i ushtrisë, i cili ndodhet në qytetin e Kahramanmarash, është angazhuar në vazhdimësi në kërkimet në terren, për gjetjen dhe nxjerrjen e të mbijetuarve të mundshëm, të cilët ndodhen në rrënojat e shkaktuara nga tërmetet katastrofike”, thonë nga Armata.

Më tej shtojnë se gjatë përcjelljes së tyre, nga ana e shefit të shtabit gjeneral Vasko Gjurçinovski, iu është kërkuar që punën e tyre ta kryejnë me të gjithë potencialin që e kanë dhe të ndihmojnë qytetarët në Turqi.

Kujtojmë, se TUriqa dhe Siria u gotën nag një tërmet prej 7.8 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat