Bekim Maksuti: Kemi dërguar ekipe prej rreth 30 personave për ndihmë në Turqi

Maqedonia

Bekim Maksuti: Kemi dërguar ekipe prej rreth 30 personave për ndihmë në Turqi

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 00:53
Bekim Maksuti

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti tha se Maqedonia e Veriut ka dërguar ekipe prej rreth 30 personave për ndihmë në Turqi.

Maksuti, në Klan Debat, thotë se me vendim qeverie që në ditën e parë kanë dërguar ekipe prej 30 personave për ndihmë në procesin e kërkim-shpëtimit.

Pjesë e ekipeve janë ekspertë nga DMSH-ja, por edhe zjarrfikës të kontraktuar nga kjo drejtori. Ekipet nga Maqedonia janë pozicionuar në pikën më të largët të prekur nga tërmeti.

Maskuti sqaroi se po përgatiten ekipe të reja për tu nisur drejt Turqisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat